Lajme
Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president
Vetëm tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, rrjetet e disinformimit të lidhura me Rusinë kanë nisur një fushatë masive sulmesh kibernetike ndaj figurave kryesore politike në vend. Përdorimi i inteligjencës artificiale për prodhimin e lajmeve të rreme ka ngritur alarmin në Paris, ku qeveria po përgatit ashpërsim të menjëhershëm të kuadrit ligjor.
Kandidatët në shënjestër të sulmeve
Sipas burimeve të sigurisë franceze, operacionet e destabilizimit kanë marrë në shënjestër tre kandidatë të deklaruar ose potencialë për garën presidenciale:
Édouard Philippe (qendra e djathtë): Është bërë shënjestër e shpifjeve online lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Raphaël Glucksmann (eurodeputet i së majtës): Është sulmuar përmes një raporti të fabrikuar që akuzonte partneren e tij gazetare për korruptim të medieve.
Gabriel Attal (ish-kryeministër): Është paraqitur rrembshëm në rrjete sociale si i prekur nga sëmundje serioze.
Ish-kryeministri Attal akuzoi drejtpërdrejt Moskën gjatë një interviste për radion RTL, duke deklaruar se “nëse nuk mbrohemi, zgjedhjet rrezikojnë të manipulohen”.
Burg deri në 6 vjet për ndërhyrjet e huaja
Për t’iu përgjigjur kërcënimit, Kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi një projektligj me sanksione mjaft të ashpëtra:
Ashpërsimi i dënimeve: Shpërndarja e disinformimit gjatë fushatës elektorale do të ndëshkohet me deri në 3 vjet burgim dhe 45,000 euro gjobë (nga 1 vit që është aktualisht).
Ndërhyrja e fuqive të huaja: Nëse vërtetohet se lajmet e rreme janë shpërndarë në shërbim të një shteti apo organizate të huaj, dënimi shkon deri në 6 vjet burgim.
Ndërkohë, një pjesë e politikës franceze kërkon masa akoma më radikale, përfshirë pezullimin ose sanksionimin e platformave si TikTok dhe X gjatë periudhës elektorale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike










