Trendi i jetëgjatësisë vazhdon të rritet: në 2019-tën njerëzit rezulton të jetojnë 6 vjet më shumë se sa në vitin 2000, thotë OBSH, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Sëmundjet që mbeten vrasësi numër një sakaq janë ato kardiake. Përgjatë 19 vjetëve rezulton që sëmundjet kardiake të jenë katërfishuar. Në listën e 10 shkaqeve kryesore të vdekshmërisë ka hyrë Alzheimeri dhe forma të tjerë të demencës. Vdekjet për shkak të diabetit gjithashtu janë rritur me 70% në nivel global, sidomos tek meshkujt. Të dhëna të tillë na kujtojnë se duhet t`i intensifikojmë përpjekjet për diagnostikimin dhe trajtimin e shpejtë të sëmundjeve jo të transmetueshme, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili shton se po kështu duhet përmirësuar në mënyrë drastike asistenca sanitare në një nivel të barabartë.