Lajme
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës
Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord
Bllokimet e trafikut në autostradat e Zvicrës janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA), përcjell albinfo.ch.
Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 68 mijë orë kolona në rrugët kombëtare, duke konfirmuar përkeqësimin e situatës në rrjetin rrugor të vendit.
Ndër autostradat më të prekura janë A1, A2 dhe A3, ku trafiku i rënduar ka shkaktuar vonesa të shumta.
Veçanërisht problematike rezulton autostrada A2, në segmentin Basel–Chiasso, ku janë regjistruar 15.740 orë bllokime, ose rreth 31 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Edhe Gjeneva, e njohur prej kohësh për trafikun e dendur, vazhdon të jetë një nga pikat më problematike. Segmenti i autostradës ndërmjet aeroportit dhe Perly ishte ndër më të ngarkuarit, ndërsa vonesa të shumta u regjistruan edhe në disa pjesë të autostradës A9 në drejtim të Simplonit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












