Lajme
Rriten çmimet për teleferikun e njohur malor në Zvicër, banorët do të paguajnë më shumë
Teleferiku i Säntis largohet nga sistemi i kartës gjysmëtarifore të SBB-së, duke vendosur një tarifë fikse prej 50 frangash për biletën vajtje-ardhje.
Banorët e Zvicrës do të paguajnë më shtrenjtë për të vizituar malin Säntis, pasi teleferiku i njohur do të ndryshojë sistemin e çmimeve, transmeton albinfo.ch.
Kompania ka njoftuar se do të tërhiqet nga sistemi i kartës gjysmëtarifore (Half Fare) të SBB-së dhe do të aplikojë një tarifë fikse prej 50 frangash për biletën vajtje-ardhje për të gjithë të rriturit.
Ndryshimi nuk do të ndikojë te turistët e huaj, pasi ata edhe më parë paguanin çmimin e plotë. Megjithatë, shumica e banorëve të Zvicrës, të cilët përdorin kartën gjysmëtarifore, do të përballen me një rritje të kostos së udhëtimit.
Drejtori menaxhues i teleferikut, Jakob Gülünay, tha se kompania po heq dorë nga një sistem që krijonte çmime të ndryshme për kategori të ndryshme udhëtarësh.
“Po zëvendësojmë një sistem që më parë krijonte çmime të ndryshme. Kjo ka ndikim te vizitorët tanë vendas dhe ne e themi këtë hapur”, u shpreh ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












