Lajme
Rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë

Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në tre muaj pas publikimit të lajmit mbi sanksionet.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj kompanive ruse ‘Gazprom Neft SIBN.MM’ dhe ‘Surgutneftegas’, si dhe 183 anije që kanë transportuar naftë ruse, njohur si flota në hije e Moskës.
“Kjo paketë sanksionesh ka krijuar sfida të forta për Evropën Qendrore”, tha zoti Szijjarto në një video mesazh të publikuar në Facebook.
Ai tha se ulja e sasisë së furnizimit me naftë të papërpunuar do të rrisë kërkesën për lëndë djegëse të rafinuar, si benzina dhe nafta, duke rrezikuar çmimeve “shumë më të larta” në rajon.
Hungaria importon pjesën më të madhe të naftës së saj bruto përmes tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë bruto ruse në këtë vend përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu e dërgon atë edhe në Sllovaki.
Zoti Szijjarto tha se Hungaria do të nisë bisedimet me aleatët rajonalë për të zbutur ndikimin e këtyre çmimeve në ekonomi. Por ai nuk dha detaje se me cilin vend do të bisedonte Hungaria./euronews
E-Diaspora
-
Ky është numri i personave që votuan në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote...
-
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
Jeta në Austri
-
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës Edhe këtë vit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me...
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën?
-
Pse fluturimet nga Vjena duket se do të bëhen më të shtrenjta
-
Austriakët testojnë jelekët reflektues, rezultatet katastrofale
-
Austria, me rënie prej 15.8% të vendeve të lira të punës në 2024