Lajme
Rrëzohet një aeroplan në SHBA, asnjë i mbijetuar
Një aeroplan ka shpërthyer në flakë në Corona të SHBA-së, duke mos lënë asnjë të mbijetuar
Policia dhe zjarrfikësit nga vendngjarja kanë bërë të ditur se një aeroplan që transportonte tre persona në Aeroportin Corona në SHBA u rrëzua dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë, ku shihet edhe tymi i zi duke u ngritur nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe zjarrfikësit e Coronas konfirmuan që avioni u rrëzua dhe ata po përpiqen të përcaktojnë sa njerëz ishin brenda në bord.
Nga ana tjetër, në media është raportuar se katër persona ishin në aeroplan dhe të gjithë vdiqën.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se avioni i lehtë është djegur plotësisht.
Po ashtu, Departamenti i zjarrfikësve Corona konfirmoi që avioni po transportonte rreth 80 litra karburant kur u rrëzua.
Në një deklaratë, policia e Coronas tha: “Sot rreth orës 12:11 të mëngjesit (të kohës lokale), Departamenti i zjarrfikësve në Corona dhe oficerët e policisë në Corona iu përgjigjën një telefonate”.
Avioni u rrëzua në anën lindore të aeroportit. Aeroporti ishte mbyllur, ndërsa ekuipazhet vazhduan të vlerësojnë dëmet, përcjell albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











