Lajme
Rreziqet kryesore globale, sipas ekspertëve: Inflacioni, moti ekstrem dhe luftërat
Stabiliteti global kërcënohet më së shumti nga rritja e kostove të ushqimit dhe energjisë, katastrofave të lidhura me klimën dhe rrezikut të konfliktit të mëtejshëm ushtarak, sipas 1200 ekspertëve të analizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), përcjell albinfo.ch.
Raporti i Rreziqeve Globale të WEF 2023 pasqyron shqetësimet e liderëve politikë dhe të biznesit në mbarë botën.
Rritja e kostos së jetesës është etiketuar si shqetësimi më urgjent brenda dy vjetëve të ardhshme, e ndjekur nga fatkeqësitë natyrore dhe ‘konfrontimi gjeoekonomik’ – ose lufta.
Lista e rreziqeve afatshkurtra ka ndryshuar nga raporti i fundit, i publikuar në janar 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe ndikimit që kjo ka pasur në çmimet e energjisë dhe ushqimeve.
Në një horizont dhjetëvjeçar, kërcënimet mjedisore dominojnë katër pozicionet e para, të kryesuara nga “Dështimi për të zbutur ndryshimet klimatike”.
Ekspertët që kontribuan në raport janë gjithashtu të shqetësuar nga kërcënimi në rritje i krimit kibernetik si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, përcjell tutje albinfo.ch.
“Peizazhi i rrezikut afatshkurtër dominohet nga energjia, ushqimi, borxhi dhe fatkeqësitë”, tha drejtoresha menaxhuese e WEF, Saadia Zahidi, në Raportin e 18-të të Rreziqeve Globale. “Në këtë përzierje tashmë toksike të rreziqeve globale të njohura dhe në rritje, një ngjarje e re shokuese, nga një konflikt i ri ushtarak në një virus të ri, mund të bëhet i pamenaxhueshëm”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











