Jeta në Zvicër
Rreth 6800 rekrutë pritet t’i bashkohen ushtrisë zvicerane
Ka filluar faza e dytë e rekrutimit, ndërsa në ushtrinë zvicerane pritet të angazhohen rreth 6800 rekrutë, duke përfshirë edhe 70 femra. Rreth 1.300 të angazhuarit do të përfundojnë shërbimin e tyre në ushtrinë zvicerane si rekrutë (DD).
Ushtria zvicerane dëshiron nëpërmes rekrutimin që t’i parandalojë individët që përbëjnë rrezik potencial për veten apo edhe rrethin e tyre.
Rekrutët që kanë nevojë për ndihmë u ofrohet mbështetje mjekësore, psikologjike dhe këshilla sociale.
Ushtria zvicerane ka rreth 150.000 ushtarë aktivë dhe afro 32.000 rezervistë. Mosha e këtyre ushtarëve është nga 18 deri në 33 vjeç. Buxheti ushtarak është tejet i madh (në vitin 2013 ushtria zvicerane kishte buxhetin prej 4,4 miliardë frangash).
Detyrat themelore të kësaj ushtrie janë: pengimi i luftës, mbrojtja e shtetit, mbajtja e paqes në nivelin ndërkombëtar, mbrojtja e shtetit nga rreziqet (qoftë edhe ato virtuale, ekstremiste, etj.), si dhe ndihma nga katastrofat në brendësi të shtetit dhe jashtë shtetit
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













