Lajme
Rreth 200 mijë kamionë duhen për t’i larguar rrënojat për pastrimin e Bllaten
Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 15:30, fshati Blatten në Valais të Zvicrës u përfshi nga një rrëshqitje masive dhe shembje akullnajore, duke u varrosur nën mbeturina, akull dhe gurë. Zona është aktualisht e ndaluar për qasje publike për arsye sigurie, ndërsa ekspertët tashmë po parashtrojnë një pyetje që duket si e dalë nga një skenar apokaliptik: Sa kohë do të duhej për të pastruar të gjithë fshatin?
Rreth tre milionë metra kub shkëmb kanë rënë nga Kleiner Nesthorn, duke u grumbulluar në luginën e Lötschental. Kësaj mase i shtohet edhe materiali i panjohur saktësisht nga Akullnaja Birch, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Për ta larguar këtë sasi kolosale mbeturinash, do të nevojiteshin rreth 200,000 udhëtime kamionësh, secili prej të cilëve do të bartte nga 25 ton rrënoja. Nëse do t’i vendosnim të gjithë këta kamionë në vijë të drejtë, kolona do të shtrihej nga Blatten deri në qytetin Porto të Portugalisë, një distancë prej 1,900 kilometrash.
Nëse 100 kamionë do të punonin çdo ditë, secili me nga një udhëtim në ditë, do të duheshin rreth 5.75 vjet për të larguar të gjithë materialin nga lugina dhe kjo vetëm për mbeturinat nga Kleiner Nesthorn, pa përfshirë akullin apo dëmet tjera infrastrukturore.
Ekspertët e quajnë këtë një nga sfidat më të mëdha gjeologjike dhe logjistike të dekadës në Zvicër. Dhe ndërsa autoritetet përpiqen të vlerësojnë dëmet dhe të planifikojnë hapat e ardhshëm, përmasat e kësaj katastrofe natyrore mbeten të vështira për t’u përfytyruar aq më tepër për t’u përballuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












