Jeta në Zvicër
Rregullatori inteligjent që po i redukton problemet në autostradë
Një rregullator i intensitetit të shpejtësisë në autostradën A 14, është duke e dëshmuar vetveten, kanë pohuar nga Departamenti federal i komunikacionit. Kufiri i shpejtësisë përshtatet në mënyrë dinamike me trafikun, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Që nga pranvera e këtij viti, kur Departamenti federal i komunikacionit (Astra) ka instaluar një rregullator inteligjent në autostradën A 14, mes kryqëzimit të Rütihof dhe Rotsee, janë reduktuar kolonat. Përveç kësaj, segmenti në fjalë është bërë më i sigurt.
Ky sinjalizim quhet pajisje e varur nga trafiku për harmonizimin e shpejtësisë dhe sistemit të paralajmërimit të rrezikut (GHGw) dhe redukton gradualisht shpejtësinë maksimale në trafik të dendur në 100, apo 80 kilometra në orë, transmeton Albinfo.ch.
Të enjten, Astra ka njoftuar se ky rregullim i intensitetit të shpejtësisë ka ndikuar për 60 për qind në reduktimin e kolonave në gjithë pjesën e autostradës dhe për 25 për qind në trafikun e ngadalësuar. Trafiku ka mundur të qëndrojë për kohë të gjatë fluid.
Pajisja gjithashtu është përkujdesur për më tepër siguri në komunikacion, pasi ka ndikuar në reduktimin e ngarkesës dhe në rast të aksidenteve ose paralajmërimeve për punë, trafiku vazhdon të rrjedhë më tutje, njofton Albinfo.ch.
Segmenti në mes kryqëzimit Rütihof dhe Rotsee para Lucernit është një nga pjesët e autostradave më të ngarkuara rëndë. Në kulmin e krekuencës së madhe, gjithnjë shkaktohen kolona të gjate me kilometra të tërë dhe aksidente.
E-Diaspora
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza Këngëtarja shqiptare me famë botërore shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në...
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë