Lajme
Rosario Petta: Ka qenë fat të lind arbëresh
Përfaqësues i arbëreshëve dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës e njëherësh edhe kryetar i Komunës “Piana Degli Albanesi” në Itali, Rosario Petta është një personalitet i rëndësishëm botës dhe kulturës arbëreshe
Në një intervistë të gjatë për thealbanian.co.uk ai rrëfen për aktivitetin në komunitetin arbëresh, lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë dhe mesazhin e tij për gjithë shqiptarët.
“Të kujtojmë dhe të nderojmë historinë kudo që të ndodhemi, për hir të heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe për hir të shenjtores tonë Nënë Tereza, sepse një shqiptar kurrsesi nuk mundet të harrojë se ndajmë “një gjak, një gjuhë, një botë”, ka thënë ai përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltar të jashtëm. Ai po ashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave arbëreshe.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka thënë se ky personaltiet meriton mirënjohje dhe respektin më të thellë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











