Kultura
Ron Atiqi, solist me kitarë në koncertin e Orkestrës së të rinjve të Cyrihut
Pak muaj më parë ai ka fituar çmimin më të lartë që për kategorinë e tij ndahet në Zvicër. Ndërsa para një viti Roni pati marrë çmimin promovues të qytetit të Cyrihut për të rinjtë në muzikën klasike
Orkestra Simfonike e të rinjve e Cyrihut (JSOZ), është një formacion elit i muzikës klasike në metropolin zviceran. Ajo vepron në kuadër të Konservatorit të Muzikës të Cyrihut (MKZ) dhe prej një viti funksionon si një orkestër që realizon projekte muzikore. Këto projekte nënkuptojnë punë intensive në formë provash që kurorëzohen me koncerte e turne.
Këtë vit JSOZ shënon 30 vjetorin e themelimit dhe në këtë kuadër, gjatë kësaj vjeshte do te ndërmarrë një turne. Si solist gjatë turneut do të interpretojë kitaristi i ri, tashmë i njohur me prejardhje nga Kosova, Ron Atiqi, shkruan albinfo.ch. Ndryshe, në secilin rast kur përmendet emri i tij në njoftimet për koncertet ku ai merr pjesë, nuk harrohet pa u cilësuar nga organizatorët si “njëri ndër kitaristët më të talentuar të Zvicrës”. Dhe për këtë, Roni ka edhe dëshmitë përkatëse.
Pasi ka kaluar me sukses të gjitha nivelet në garat e kitaristëve të rinj, i riu me talent të rrallë ka fituar pak muaj më parë edhe çmimin më të lartë që për këtë kategori ndahet në Zvicër. Ai ka dalë i pari në finalen e Garës Zvicerane të Muzikës për të Rinj (SJMW) të mbajtur në Le Chaux de Fonds. Ndërsa para një viti pati marrë çmimin promovues të qytetit të Cyrihut për të rinjtë në muzikën klasike, për interpretim me kitarë.
Roni është lindur para 18 vitesh në një familje artdashëse të Mitrovicës që jeton në qytezën Elg afër Winterthurit në Kantonin e Cyrihut, shkruan albinfo.ch. Babai i tij, Ali Atiqi është po ashtu kitarist dhe merret edhe me pikturë.
Në koncertin e 26 tetorit Ron Atiqi do të interpretojë si solist veprën për kitarë, “Fantasia para un Gentilhombre të kompozitorit të njohur Joaquin Rodrigo.
Të ardhurat nga koncerti që mbahet më 26 tetor në Zollikon të Cyrihut në organizim të organizatës “Kiwanis” u dedikohen fëmijëve te varfër të Afrikës.
Koha: E enjte, 26. tetor 2017, 19:30 – 21:30 Vendi: Gemeindesaal Zollikon, Rotfluhstrasse 96 8702 Zollikon.
(Foto: Dominik Reichen)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Tetor 2017
- Ora09:30
- LokacioniZollikon (Zürich)
- Data e përfundimit13 Tetor 2017 - 1:00
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












