E-Diaspora
Robin Krasniqi, në aksion për t`i shpëtuar jetën Ledijonit të vogël
Boksieri i njohur shqiptar i Kosovës i cili jeton në Gjermani, Robin (Haxhi) Krasniqi po lufton për t`i shpëtuar jetën Ledijonit, duke shpërndarë një apel për ndihmë përmes facebook-ut
Ledijoni 7 vjeçar është në vrap me kohën. Palca e tij eshtërore është e dëmtuar rëndë, ai vuan nga kanceri akut i gjakut, prandaj duhet që urgjentisht të realizohet transplantimi. Vetëm dikush i huaj që ka qelizat e palcës të përshtatshme me ato të Ledijonit, ka mundësi t`ia shpëtojë jetën vogëlushit, pasi që nga familja e tij asnjëri nuk mund të merret në konsideratë, shkruan focus.de.
Boksieri i njohur shqiptar i Kosovës i cili jeton në Gjermani, Robin (Haxhi) Krasniqi po lufton për t`i shpëtuar jetën Ledijonit, duke shpërndarë një apel për ndihmë përmes facebook-ut. Por deri tash nga lista DKMS e cila përfshin dhjetë milionë dhurues të palcës eshtërore në gjithë botën, nuk është gjetur asnjë me karakteristika të përshtatshme.
Ledjoni nga janari është gjithë kohën në spital ndërsa familja e tij është shumë e mërzitur. Në faqen e internetit të DKMS, prindërit e tij kanë shkruar: “Ai është luftëtar por ka nevojë nga i gjithë populli. Sepse vetëm kush regjistrohet mund të gjendet si dhurues i palcës. Ledijoni dëshiron me zemër që së shpejti të mund të shkojë sërish në shkollë dhe po e ndien mungesën e shokëve të klasës”.
Për t`i dalë në ndihmë Ledionit, familja e tij së bashku me DKMS fillon të dielën që vjen, më 11 mars në Frankfurt am Main një aksion të madh regjistrimi, përcjell albinfo.ch. Të gjithë njerëzit me shëndet të mirë nga mosha 17 deri 55 vheçare mund të paraqiten më 11 mars në “Gala Events Frankfurt” (Josef-Eicher-Str.10) në Frankfurt am Main si dhurues potencialë dhe të regjistrohen në DKMS.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










