Lajme

Rita Ora sot performon në festivalin ’Zurich Openair 2022’

Sot audiencën zvicerane do ta argëtoj këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Pas anulimit vitin e kaluar për shkak të koronës, Zurich Openair 2022 po zhvillohet përsëri – jo në mjedisin e zakonshëm, por edhe më i madh se zakonisht, shkruan albinfo.ch.

Sot audiencën zvicerane do ta argëtoj këngëtarja me famë botërore, Rita Ora. Ajo do të sjell hitet e saj nën atmosferën e festivalit Openair.

Përveç Rita Orës ditë më parë performuan edhe Arctic Monkeys, Kings of Leon dhe Lewis Capaldi.

“Përzierja e pazakontë e muzikës pop, indie, rock dhe elektronike” do të shpërndahet në tre faza, shkruajnë organizatorët në një deklaratë për shtyp.

Përveç emrave ndërkombëtarë, ku bëjnë pjesë edhe grupi britanik Alt-J dhe artisti australiano-maltez, Tash Sultana. Mes tyre ishin edhe Mnevis, Annie Taylor, Naomi Lareine apo Jeans for Jesus.

Cyrih Openair u zhvillua nga 23 gushti, deri më 27 gusht. /Albinfo.ch