Muzikë
Rita Ora performon para mijëra adhuruesve në Ohër
Ylli shqiptar i muzikës pop performoi në Ohër para mijëra adhuruesve, duke sjellë një mbrëmje plot energji me hitet e saj më të njohura.
Rita Ora dhuroi një mbrëmje të paharrueshme në Ohër, ku performoi para mijëra adhuruesve në një nga koncertet më të mëdha muzikore të kësaj vere në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Artistja me prejardhje nga Kosova interpretoi disa prej hiteve të saj më të njohura, ndër to”Anywhere”, “Let You Love Me”, “Your Song” dhe “For You”, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Publiku e shoqëroi gjatë gjithë koncertit me këngë, duartrokitje dhe ovacione.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një numër të madh spektatorësh që kishin mbushur hapësirën e koncertit, ndërsa atmosfera festive vazhdoi deri në fund të mbrëmjes.
Pak para performancës, Rita Ora kishte përshëndetur fansat me një videomesazh, ku shprehej e emocionuar për koncertin në Ohër dhe i ftoi të gjithë të bëheshin pjesë e spektaklit.
Koncerti në Ohër ishte një nga ndalesat e turneut veror të artistes dhe konfirmoi edhe një herë popullaritetin e saj në rajon. Në mesin e publikut kishte fansa nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera, të cilët kishin udhëtuar për ta ndjekur nga afër performancën e këngëtares shqiptare me famë botërore.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












