Lifestyle
Rita Ora në fushatën për promovimin e futbollit te femrat
‘The Girls Tour’ është turneu i parë evropian i Rita Orës brenda pesë vitesh, ndërsa do të performojë në 13 qytete të Evropës
UEFA ka njoftuar se do të jetë sponsori zyrtar i turneut “The Girls Tour” të Rita Orës si pjesë e fushatës së tyre “Together #WePlayStrong”.
UEFA i ka bashkuar forcat me këngëtaren shqiptaren Rita Ora, në një partneritet novator që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave.
“Kam lajme! Jam shumë e gëzuar që do t’i bashkoj forcat me #WePlayStrong të UEFA-s në ‘The Girls Tour’, për t’i dhënë mbështetje vetëbesimit të femrave, bashkimit dhe aspirimit përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës – dy prej dashurive të mia! Ata kanë projekte mbresëlënëse që po vijnë këtë vit, në mënyrë që sa më shumë femra ta shijojnë dhe të luajnë futboll, dhe do t’i ndaj me ju gjatë turneut tim dhe më pas! Ndiqeni #WePlayStrong dhe ejani në këtë rrugëtim me ne”, ka shkruar Rita, përcjell albinfo.ch.
‘The Girls Tour’ është turneu i parë evropian i Rita Orës brenda pesë vitesh, ndërsa do të performojë në 13 qytete të Evropës.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?