Kosova
Rihapet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se është rihapur pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ajo e Glloboqicës.
Mbyllja e saj erdhi si pasojë e zjarreve që kishin përfshirë Jazhincën nga ana e Maqedonisë së Veriut ndërsa bëhet e ditur se pala maqedonase e ka njoftuar palën kosovare për lokalizimin e zjarrit, transmeton albinfo.ch.
“Ju njoftojmë se rreth orës 16:55, nga pala maqedonase kemi pranuar konfirmimin që zjarri i raportuar me herët ‘është lokalizuar’, dhe hapet kufiri për qarkullim të lirë të automjeteve dhe personave në PKK Glloboqicë, respektivisht Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe anasjelltas”, ka shkruar QKMK-ja.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











