E-Diaspora
Riga, e bekuar me shumë talente
Që nga kopshti, është marrë me aktrim, muzikë dhe not. Sot, si 16 vjeçe, Riga Miftari merr role kryesore në teatrin e Bazelit dhe ndjek gjimnazin
Aktrimi, muzika dhe noti, janë veprimtari me të cilat merren shumë të rinj e të reja. Por ka edhe nga ata/ato që merret njëkohësisht me të tri këto lëmi.
E tillë është Riga Miftari, vajza nga Bazeli, e cila deri tash është marrë me të tri këto aktivitete. Ajo, që nga Kopshti i fëmijëve është marrë me aktrim dhe me aktivitete muzikore, ndërkohë që edhe merrte mësime e më vonë edhe pjesë, në gara të notit.
“Ne kishim shumë libra në shtëpi, kështu që qysh herët kam mësuar të lexoj në të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht” shprehet Riga për albinfo.ch. Abetaren dhe librat tjerë për moshën e saj ia kishin siguruar që më parë prindërit e saj.
Derisa ishte në institucionin parashkollor, në planprogram kishin përgatitjen e një pjese të vogël teatrale, me ç` rast, falë mimikës së saj, dhe lëvizjeve skenike mbresëlënëse, fiton rolin kryesor. Por ky ishte vetëm fillimi. Duke parë talentin e saj për aktrimin, prindërit e dërgojnë në një kurs, ku për 6 vite me radhë mëson shumë për hiletë e këtij profesioni.
Mes më shumë se 200 kandidatëve, zgjidhet pikërisht Riga
Por duke qenë e etur për sfida, fillon të interesohet për diçka më shumë. Interesimi dhe pjesëmarrja e saj për konkurset në teatër, i sjell edhe njërin ndër rolet kryesore të shfaqjes “Herr der Diebe” (Mbreti I Hajdutëve), në Teatrin për të rinj, në Bazel.
Për të marrë një rol në këtë shfaqje kishin konkurruar mbi 200 të interesuar, por fati ishte në anën e Rigës, tejet të talentuar. Kjo shfaqje pastaj kishte dhënë edhe afër 20 repriza, duke qenë kështu shumë e suksesshme. Pas kësaj Riga, vazhdimisht merr role në shfaqje tjera të këtij teatri prestigjioz. Përvojë e veçantë ishte po ashtu edhe pjesëmarrja në Operën „Schellen-Ursli“, ku performonin edhe këngëtarë profesionistë të Operës.
Filmi është po ashtu në radarin e Rigës. Edhe pse e ftuar disa herë për të marrë pjesë në disa filma, asaj i është dashur t`i refuzonte, pasi që për të shkolla është më e rëndësishme për momentin. Megjithatë ajo nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen ta shohë veten tek sfilon në tepihun e kuq.
Këndon dhe shkruan këngë
Duke qenë se 2020 konsiderohet si një vit i “mbrapshtë artistik”, si pasoje e pandemisë Covid 19, Riga gjatë kësaj kohe ka ngarkuar shumë video të vetat në platformat sociale Instagram e TikTok, duke grumbulluar mbi 100 mijë ndjekës.
E ftuar rregullisht në korin e shkollës, që nga niveli parashkollor e deri në klasën e 9, Riga ishte për një kohë edhe anëtare e një grupi muzikor, ku kishte edhe këngë të shkruara vetë, që janë të publikuara në disa platforma muzikore.
Krahas të tjerave, edhe dashuria për notin, asaj i lindi qysh herët në fëmijëri. Pas shumë kurseve e niveleve, bëhet pjesë e një klubi të notit, ku merr pjesë me sukses në shumë gara. Covid 19 edhe njëherë bëhet pengesë e Rigës, duke i pamundësuar kështu ushtrimet, apo edhe garat në not.
Duke shprehur dashurinë për të gjitha aktivitetet e saj, ajo megjithatë mendon se është aktrimi ai që i flenë më shumë në shpirt, aty ku edhe ka potencial më shumë e ku mund te arrijë më lartë.
Përkundër të gjithave, ajo mendon të studiojë mjekësinë
Riga, tashmë 16 vjeçe, ndjek vitin e parë në gjimnaz, ku është e koncentruar në lëndët si kimi, biologji dhe immersion (metodë për mësimin e gjuhëve të huaja) për gjuhën angleze.
Duke qenë e fascinuar me trupin njerëzor, e duke dashur që në një të ardhme të ndihmojë njerëzit, Riga ka zgjedhur këto dy lëndë, pasi që është e përcaktuar që pas gjimnazit, të studiojë për mjekësi, ku fusha e kirurgjisë e tërheq më shumë.
Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo, falë edhe familjes, nuk ka humbur kontaktin me vendin e prejardhjes, e në veçanti me vendin nga vijnë prindërit e saj, Ferizajn. Për çdo vit që shkonte, gjëja e parë që vizitonte ishte Murali i Kamerierit, me të cilin identifikohet shpesh ky qytet, monument ky i cili plotëson një pjesë që i mungon Rigës.
Duke falënderuar prindërit për gjithçka ajo ka sot, Riga bën po ashtu apel tek të rinjtë dhe të rejat që të merren sa më shumë me aktivitete kulturore e sportive, ndërsa kërkon nga prindërit më shumë përkrahje për fëmijët e tyre.
Luan edhe në operë
Riga, vazhdimisht merr role në shfaqje tjera të këtij teatri prestigjioz. Përvojë e veçantë ishte po ashtu edhe pjesëmarrja në Operën „Schellen-Ursli“, ku performonin edhe këngëtarë profesionistë të Operës.
Nuk e harron vendlindjen e prindërve
Ajo nuk ka humbur kontaktin me vendin e prejardhjes, në veçanti me vendin nga ivijnë prindërit, Ferizajn. Për çdo vit që shkon, gjëja e parë që viziton është Murali i Kamerierit, me të cilin identifikohet ky qytet.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese














