Kosova
Reuters: Kosova shfrytëzon trashëgiminë e luftës për të trajnuar ukrainasit për heqjen e minave
E veshur rroba dhe maskë mbrojtëse, Iryna Kustovska fshin ngadalë një detektor metali nëpër një copë bari në kërkim të një mine tokësore të rreme të varrosur, ndërsa makina e saj lëshon kërcitje me zë të lartë.
Administratorja 38-vjeçare e aviacionit civil nga Kievi ndodhet në Kosovë, ku po stërvitet për t’u bërë deminiere para se të kthehet në shtëpi për të marrë pjesë në detyrën e madhe të heqjes së minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese të mbetura të shpërndara nëpër Ukrainë gjatë pushtimit rus.
“Ka mënyra të ndryshme për të ndihmuar vendin tuaj dhe unë zgjodha këtë, kështu që është një ndryshim drastik në jetën time”, i tha ajo Reuters. Kustovska dhe 12 ukrainas të tjerë, një përzierje e personelit civil dhe ushtarak, janë në një kurs të avancuar katër-javor që drejtohet nga trajnerë vendas që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra mijëra minave dhe bombave thërrmuese të mbetura nga forcat serbe në nisje dhe pajisjet e pashpërthyera nga aeroplanët e NATO-s.
Shkalla e kësaj detyre zbehet kundrejt asaj që ndoshta e pret Kustovska dhe kolegët e saj të trajnuar në Ukrainë, shkruan Reuters. Zyrtarët e ushtrisë dhe qeverisë atje thonë se të gjitha zonat e rimarra pas pushtimit rus janë mbjellë me mina dhe kryeministri Denys Shmygal vlerëson se në total, më shumë se 300,000 km katrorë (115,000 milje katrore) territor do të duhet të pastrohen.
“Lufta në Ukrainë po intensifikohet, por gjithashtu ka një nevojë të madhe për të pastruar pajisjet e pashpërthyera”, tha trajneri Hekuran Dula. Ai punon për MAT Kosova, një shkollë që trajnon qindra kadetë nga e gjithë bota si çminues çdo vit, duke pastruar minat në Kosovë dhe vende të tjera, duke përfshirë Irakun, Mozambikun dhe Libinë. Minat që Rusia ka vendosur në Ukrainë janë të ngjashme me ato të vendosura në vitet 1990 në ish-Jugosllavi, tha Dula. “Plani është të trajnohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për ta kthyer Ukrainën në një vend të sigurt për të jetuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?