Integrimi
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
Çifti Hajrizaj e ka shndërruar restorantin në një destinacion perfekt për ata që kërkojnë një përzierje unike të gatimeve tradicionale dhe atmosferës mikpritëse
Restoranti “Rina” në Lucern është bërë një nga më të njohurit dhe të frekuentuarit në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër. E njohin si restorant të shijes së mirë, ku çdo gjë që sheh dhe e prek, të bën të ndihesh si në shtëpi, me mikpritjen, komoditetin dhe ushqimin e gatuar me aq shije, sa që nuk bën pa shkuar për herë të dytë.
“Një copë atdhe në mërgim”, sjell Rina në qytetin e bukur të Lucernit.
Tanimë gjithçka ka ndryshuar në këtë restorant pas 6 vjetësh të suksesshme në kulinari. Ambienti i ri, ku aromat dhe shijet e ushqimeve tradicionale i shijon në çdo pjatë!
“Ju ftojmë të shijoni gatimet tradicionale, të përgatitura me dashuri dhe pasion. Zbuloni aromat autentike të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe ndihuni si në shtëpinë tuaj.
“Eat traditionaly” te “Rina”, tradita nuk është vetëm një moto, por edhe një çështje zemre”, shkruan në menytë e reja të restorantit.
“Ishte koha për diçka të re, diçka më ndryshe se të tjerët. Kemi sjellë një imazh të ri, një ambienti të ri, një copë atdhe në mërgim”, thonë pronarët Zymrije dhe Naser Hajrizaj.
Çifti jeton dhe punon për shumë vjet në rajonin e qytetit më të madh të Zvicrës, Cyrihut.
Pas një përvoje shumëvjeçare në gastronomi, ata para 6 vjetëve hapën dyert e restorantit “Rina”, i cili tani është transformuar dhe vjen komplet me imazh të ri.
Tradicionalja ndërthuret me modernen në kuzhinë, duke sjellë këtu kulturën e vendit të lindjes, Mitrovicës dhe Kosovës.
“Po, ne e kemi shndërruar restorantin në një destinacion perfekt për ata që kërkojnë një përzierje unike të gatimeve tradicionale dhe atmosferës mikpritëse. Në restorantin tonë i kushtojmë vëmendje çdo detaji, madje çdo gjë që ofrohet këtu, gatuhet brenda në kuzhinën e restorantit. Sekreti i këtij restoranti gjendet në kuzhinë”, thotë Hajrizaj.
“Ne kemi punuar që çdo klient që vjen këtu brenda të ndihet shumë rehat. Shumë njerëz kur vijnë këtu, ndihen sikur kanë investuar edhe ata në pjesën e restorantit. Është bërë një lidhje shumë e ngushtë midis nesh dhe mysafirëve”, thotë nga ana tjetër Zymrija, që është dorë e djathtë e Naserit.
52-vjeçari, Naseri, me prejardhje nga Mitrovica, kishte migruar si refugjat në Zvicër nga viti 1992, dhe prej fillimit kishte bërë punën e gastronomit.
Karrierën e kishte filluar si ndihmëskuzhinier, por tani është një shefi i skëlqyer i kuzhinave zvicerane dhe italiane.
Naseri, një gastronom që jo vetëm gatuan ushqime të shijshme, por edhe kontribuon në artin e kuzhinës shqiptare, e cila tash e tutje do të jetë një nga menytë kryesore në “Rina”.
Po kështu restoranti “Rina” me kapacitet për rreth 260 persona brenda dhe jashtë, ofron ushqimet e veta edhe për organizime e festa, të tilla si turne sportive, ahengje familjare ose tubime festive të firmave ose klubeve të ndryshme, shqiptare e zvicerane.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja















