E-Diaspora
Reperi nga Zvicra dëshiron t’i bëjë bashkë krishterët me myslimanët
Që nga publikimi i saj, një video e Instagramit nga reperi Leobaj, është komentuar shumë. Në të, shqiptari nga Friburgu trajtoi konfliktin e dy feve që kanë të bëjnë me shqiptarët, atë krishtere dhe islame
“Unë nuk e di çfarë të them, myslimanë apo katolikë, ne jemi një, sepse të dy flasin shqip”, kështu fillon një video e shkurtër në Instagram e4 publikuar në gjuhën shqipe nga reperi Leutrim Bajrami, alias Leobaj (23) me emrin e profilit “theyoungmotherfuucka”.
Reperi 23-vjeçar shqiptar nga Friburgu, i cili që në moshën pesëvjeçare është zhvendosur nga Kosova në Zvicër, e ka tematizuar konfliktin mes dy religjioneve në lidhje me shqiptarët, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Për shembull, ai thotë: “Ti shkon në kishë, unë në xhami, sapo të hymë brenda, e vendosim një plis.
Më tej, ai ankohet për vërejtjet që po u bëhen grave që mbajnë shaminë, pasi edhe Nëna Terezë e ka mbajtur. Edhe paragjykimi se “mjekrën e bartin vetëm myslimanët e devotshëm” ai e argumenton duke shpjeguar se edhe heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu, i cili ishte një i krishterë shumë i devotshëm kundër osmanëve, kishte mjekër, si dhe heroi kombëtar Adem Jashari, i cili ishte mysliman, transmeton Albinfo.ch.
Videoja përfundon me fjalinë, me të cilën Leutrimi dëshiron që kisha dhe xhamia të mund të ekzistojnë së bashku, të tilla sikurse në vendlindjen e tij, në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
Idenë për video ai e mori pas një postimi të një miku të krishterë në Facebook: “Bëhej fjalë për fenë e krishterë dhe atë myslimane. Vërejtëm shumë komente, në të cilat nxiteshin njëri ndaj tjetrit. Pasi unë dhe miku im katolik asnjëherë nuk kemi pasur mosmarrëveshje në lidhje me religjionin, më lindi ideja për të shkruar këtë këngë dhe për ta publikuar në mediat sociale”, pohon Leutrimi.
Videoja e tij është pritur shumë mirë në Instagram dhe për më pak se një muaj është shikuar mbi 221,000 herë dhe komentuar rreth 880 herë, informon më tej Albinfo.ch.
Megjithatë, një fjali e këngës dallohet më shumë: Edhe pse ai dëshiron që përfaqësuesit e të dy feve ta kuptojnë njëri-tjetrin, aspektin kombëtar ai e sheh më ndryshe dhe këndon: “Unë nuk jam një arab, as turk, e as serb”. Kjo fjali nuk duhet të jetë një urrejtje ndaj kombësive të tjera, ka pohuar reperi, njofton Albinfo.ch.
“Në postimin në Facebook, shqiptarët e besimit mysliman u akuzuan se ishin turq apo arabë. Dhe anasjelltas, shqiptarët e besimit të krishterë, u quajtën serbë. Kjo është arsyeja pse videoja ime ishte menduar vetëm për shqiptarët”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












