Integrimi
Reperi Besko do të dëbohet në shkurt nga Zvicra
Reperi shqiptar Besko (Besian Kaçorraj) në shkurt të vitit 2016 do të dëbohet nga Zvicra. Në një bisedë për portalin tillate.com këngëtari flet për të ardhmen e tij në një vend të cilin ai nuk e njeh
Deri kohëve të fundit ai shpresonte se nuk do të dëbohet. Por tani gjyqi për të pestën herë radhazi ka vendosur: Reperi nga Cyrihu me prejardhje nga Kosova do të dëbohet nga Zvicra më së largu më 1 shkurt të vitit 2016.
“Unë jam i tronditur”, thotë 31 vjeçari. Jo vetëm që është i tronditur se ai do të kthehet në Kosovë, por për më shumë sepse në shkurt të këtij viti ai u bë baba i një djali, të cilin Besko do ta lë në Zvicër. “Unë nuk mund ta kuptoj ligjin zviceran se si një fëmijë, i cili ka pasaportë zvicerane duhet të ndahet nga babai i tij”, transmeton “albinfo.ch”.
Besko i cili është rritur në Cyrih, në Kosovë nuk e njeh askënd. Nëna e tij ka vdekur, kurse shokët dhe vëllai i tij jetojnë në Zvicër. “Unë kam frikë për të ardhmen time”. Se çfarë do të bëjë ai kur të kthehet në vendlindje, as vet nuk e di. “Unë jam rritur këtu. Jam i tronditur se si ka mundësi që të rinjtë që rriten këtu, të deportohen”, shprehet ai.
Nuk ka më forcë, energji dhe as para për apelim të mëtutjeshëm
Besko ka mundësinë që të apelojë edhe për të gjashtën herë kundër Zyrës së Migracionit në Cyrih, dhe të provojë edhe instancën e fundit. Por parashikimet janë të këqija. Për më tepër, këngëtari nuk ka më as energji, forcë dhe as para. Punën ai e ka humbur. Leja e punës i është marrë. “Unë nuk mundem më në Zvicër të jem i punësuar. Si mundem pastaj unë të financoj edhe një apel tjetër?”.
E gjithë kjo po ndodh për shkak se vite më parë reperi me prejardhje nga Kosova kishte kryer vepra penale si vjedhje, lojëra ilegale, dhunë e tjera. Për këto vepra ai e kishte vuajtur dënimin prej pesë vitesh. Pavarësisht burgut, shteti zviceran do ta largojë nga vendi ku ai u rrit. Besko kishte thënë se është penduar për atë çfarë ka bërë dhe ai së fundmi i ishte përkushtuar familjes, rolit si baba dhe muzikës. Përveç kësaj, ai ka qenë aktiv në shkolla edhe ka bashkëpunuar për të rinjtë në moshën e pubertetit, përcjell “albinfo.ch”.
“Dua ta përjetoj ditëlindjen e parë të djalit tim”
Që prej lirimit të tij nga burgu në tetor të vitit 2014 Besko nuk është gjetur më fajtor. “Unë kisha një punë, jetoja një jetë normale familjare, bëja si gjithmonë muzik dhe punoja me të rinjtë”, thotë reperi. Kohëve të fundit reperët më të njohur në Zvicër si Skor, Gimma dhe Bligg përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale janë shprehur kundër dëbimit të Beskos. Kur u pyet për dëshirën e tij të fundit, Beskos iu mbushën sytë me lot. “Unë dëshiroj të paktën edhe një shtyrje. Thjesht, dua që të jem këtu në ditëlindjen e parë më 15 shkurt 2016 të djalit tim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?