Kosova
Rëniet dhe ngritjet e partive politike, sipas komunave të Kosovës
Eugen Cakolli nga Insitituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një analizë krahasuese të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit me ato të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar ndryshime të dukshme në përqindjet e subjekteve politike në nivel komunal.
Ai ka deklaruar se përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave si pasojë e daljes më të ulët në zgjedhje, të dhënat tregojnë lëvizje interesante në nivel komunash.
“Përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, që normalisht reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike”, ka shkruar ai, teksa referuar të dhënave krahasuese, ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie në të gjitha komunat e Kosovës.
“LVV ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna,” ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Cakolli ka theksuar se rëniet më të theksuara të LVV-së janë regjistruar në Suharekë, Mamushë, Junik dhe Rahovec, ndërsa sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje në shumicën e komunave.
“LDK ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna,” ka theksuar ai, duke përmendur si rritjet më të mëdha Istogun, Malishevën, Junikun, Suharekën dhe Rahovecin.
Ai ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë më stabile në këto zgjedhje.
“PDK duket më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla,” ka shkruar ai, duke shtuar se PDK ka shënuar rritjen më të madhe në Malishevë.
Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka theksuar se kjo parti ka rritur përqindjen në 30 komuna, kryesisht në mënyrë simbolike.
“AAK ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre në përqindje simbolike,” ka shkruar ai teksa përmendi Suharekën, Deçanin, Rahovecin, Junikun dhe Gjakovën si komunat me rritjet më të mëdha.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












