Shkurt.ch
Rënie e numrit të delikteve në Zvicër
Gjithsej rënia është 3 për qind. Deliktet e kryera nga të miturit kanë shënuar rënie prej 6.7% ndërsa te të rriturit ka një rritje prej 2.6 për qind
Gjatë vitit të kaluar, policia në Zvicër ka regjistruar gjithsej 726.687 vepra penale, që është 3 për qind më pak se një vit më parë.
Këtë shifër e ka kumtuar sot Enti Federal për Satistikë në një raport ku shihet po ashtu se deliktet e vjedhjes gjatë vitit që shkoi kanë shënuar rënie për 8 për qind. Ndërsa deliktet e dhunës që janë regjistruar gjatë vitit 2013 janë për 2 për qind më pak se në vitin paraprak.
79 për qind të rasteve të regjistruara përbëjnë shkelje të Kodit Penal. Shkeljet e ligjit mbi materiet narkotike përbëjnë 13 për qind të delikteve ndërsa ato të ligjit për të huajt, 6 për qind.
Rreth tri të katërtat e delikteve të kryera gjatë vitit 2013 kanë qenë delikte pasurore, ku hyjnë vjedhjet, vjedhjet me grabitje, thyerje etj. Ndërkohë që te të gjitha kategoritë në fjalë është shënuar rënie, vetëm në kategorinë e mashtrimit dhe shantazhimit ka rritje.
Janë interesante edhe të dhënat lidhur me moshën e kryesve të veprave penale. Kështu, të rinjtë në moshën deri 25 vjeçare kanë kryer 7 për qind më pak vepra penale se një vit më parë. Deliktet e kryera nga të miturit kanë shënuar rënie prej 6.7% që është vazhdim i një trendi pozitiv të regjistrua viteve të fundit. Ndërsa te të rriturit ka një rritje prej 2.6 për qind.
Ndërkaq ndryshim substancial ose zvogëlim i madh është regjistruar te azilkërkuesit që kanë kryer vepra penale. Janë plot 23% më pak azilkërkues të kapur në kryerje të veprave penale se në vitin 2013. Kjo përkon sigurisht edhe me zvogëlimin e numrit të personave që kanë kërkuar azil në Zvicër gjatë vitit 2013, për 24 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














