Kosova
Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet për katër pozita, Shqipëria bie për tri pozita
FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie pas rezultateve jo të mira në muajin nëntor, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjeve të nëntorit, FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat, por jo edhe nga pozitat.
Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.
Pas tyre vjen Holanda e gjashta, duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.
Pushimi ndërkombëtar i nëntorit ishte deri diku pozitiv edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila është ngritur për plot katër pozita dhe tani janë më lart në renditje se kurrë më parë.
Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.
Për dallim nga Kosova, kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s, pas rezultateve jo të mira në muajin nëntor.
Pas barazimeve me Moldavinë dhe Ishujt Farore, Shqipëria ka rënë nga pozita e 59-të në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












