Lajme
Rëndësia e vitaminës D gjatë dimrit
Vitamina D ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo, problemi është se niveli i kësaj vitamine ka tendencë të bjerë gjatë ditëve të dimrit, përcjell albinfo.ch.
The Guardian ka publikuar disa mënyra të lehta, të cilat mund t’i përdorni për të shmangur rënien totale të kësaj vitamine në organizmin tuaj:
Suplementet: Gjatë muajve të verës, njerëzit arrijnë të prodhojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, për shkak të ekspozimit më të tepërt në diell. Mirëpo gjatë ditëve të dimrit, për ta mbajtur nivelin e duhur të kësaj vitamine në organizëm, duhet patjetër të përdorni suplemente.
Kërpudhat: Lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhojë vitaminë D, në të njëjtën mënyrë që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.
Vaji i peshkut: Edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.
Drithërat: Një nga ushqimet e pakta që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.
Merluci: përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimulojë prodhimin e vitaminës D.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












