Kosova
Remitencat u rriten për 6.3%, Zvicra dhe Gjermania, kontribueset më të mëdha
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar raportin për vlerësimin e remitencave
Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se remitencat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën.
“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 553.3 milionë euro deri në gusht 2019, apo 6.3 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018″, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, shkruan kosovapress.
Sipas këtij raporti, thuhet se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3, përkatësisht 19.8 për qind e gjithsej remitencave.
Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-ja, gjegjësisht 7.1 për qind e gjithsej.
Thuhet se në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.
Ndërkohë, në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoi rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










