Fotolajmi
Rekord, numri i të papunëve në Gjermani
Përqindja e papunësisë ra në nivelin 5.3% gjatë muajit nëntor në Gjermani. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që kur Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore u bashkuan në vitin 1990.
Megjithëse Kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet me vështirësi në formimin e një koalicioni qeveritar, ekonomia mbetet e fortë, me rënie të vazhdueshme të nivelit të papunësisë dhe rritje të kërkesave për produkte gjermane nga vende të tjera.
Agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se niveli i papunësisë në bllokun e 19-të vendeve të Eurozonës ra në nivelin 8.8% gjatë muajit tetor. Kjo është shifra më e ulët që në muajin janar të vitit 2009, kur Evropa dhe shumë vende të botës ishin në recension.
Ekonomitë në Gjermani dhe në Evropë po ndjekin kështu tendencat në Shtetet e Bashkuara, ekonominë më të madhe të botës, ku papunësia ra në 4.1%, niveli më i ulët në 17 vjet. Por, shifrat amerikane dhe evropiane tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm që u shfaq me ngadalësi pas humbjeve të jashtëzakonshme të vendeve të punës dhe papunësinë e lartë të 7-9 viteve më parë, përcjell albinfo.ch.
Eurozona njoftoi se 14 milionë njerëz ende mbeten pa punë, por se janë 1.5 milionë më pak të papunë se disa vite më parë. Në Spanjë, niveli i papunësisë ra nga 25% në 16.7%.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë