Lajme
Regjistrohet temperatura rekord në historinë e Italisë
Vala e të nxehtit ka pushtuar kontinentin europian këtë javë. Në shtete, si Greqi, Kroaci, Itali, Spanjë dhe Turqi, temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që pritet rritje më e madhe ditët në vijim.
Në Itali shërbimet meteorologjike parashikojnë temperatura deri në 45 gradë në qytete si Romë, Bolonja, Firence. Shërbimet e emergjencave kanë lëshuar alarmin për marrjen e masave në të paktën 10 qytete. Në vitin 2021, në Italia regjistroi temperaturën me të lartë në historinë e vendit, 48.8 gradë në Sirakusa. Ekspertët parashikojnë se të njëjtat temperatura mund të përsëriten në disa qytete të tjera të vendit.
Në Spanjë gjithashtu temperaturat kanë kaluar mbi 45 gradë në disa zona të vendit. I nxehti ka sjellë probleme në zhvillimin normal të aktiviteteve në disa zona turistike, si dhe më shumë shpenzime për turistët. Pamjet satelitore të agjencisë hapësinore europiane tregojnë se Spanja është më e rrezikuara nga zjarret gjatë kësaj vere./Euronews
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













