Kinema
Regjisorët shqiptarë do të jenë pjesëmarrës në Munih të Gjermanisë
Festivali i filmit “Mittelmeer Filmtage 2020” ka karakter jo garues
Nga 16 deri 26 janar 2020 në Munih të Gjermanisë mbahet eventi i madh i Filmit “Mittelmeer Filmtage 2020” i organizuar nga Film Stadt Munchen, shkruan KultPlus.
Në mesin e shumë filmave nga e gjithë bota do të shfaqen edhe filmi “Çlirimi” nga regjisori Burim Haliti dhe filmi “Kthimi” nga regjisori Kastriot Abdyli, ku pas shfaqjes së filmave regjisorët Burim Haliti dhe Kastriot Abdyli do të mbajnë nga një fjalim dhe do të jenë pjesë e debatit me publikun rreth filmave të tyre dhe kinematografisë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Festivali i filmit “Mittelmeer Filmtage 2020” ka karakter jo garues, mirëpo prezantohen filmat e zgjedhur nga vende të ndryshme të botës, kryesisht vendet mesdhetare.
Filmi “Çlirimi” dhe “Kthimi” do të shfaqen; 17 janar 2020 Carl-Amery-Saal Munich.
Organizimi i dy filmave nga Kosova është bërë nga Lendita Musliu e cila jeton dhe vepron në Munih dhe është mbështetur financiarisht nga organizata “Besa Foundation e.V” me seli në Munih.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht













