Lajme
Regjimi i rreptë i kufijve ul ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Zvicër
Në muajin prill janë bërë 332 kërkesa për azil. Dhe kjo është rreth 70 për qind më pak se në prillin e vitit 2019
Që nga mesi i marsit, Zvicra, ashtu si dhe shumica e vendeve tjera, është praktikisht e mbyllur për ata që duan të hyjnë, si në kufijtë tokësorë ashtu dhe përmes rrugës ajrore.
Masat për luftimin e koronavirusit kanë bërë që vendi të jetë i paarritshëm edhe për kërkuesit eventualë të azilit, shkruan srf.ch.
Për shkakun se pothuaj askush nuk lejohet të hyjë në Zvicër, numri i kërkesave për azil ka rënë ndjeshëm në gjatë muajit të kaluar, prillit.
Sipas sekretariatit shtetëror për migracionin SEM, në muajin prill janë bërë 332 kërkesa për azil, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo është rreth 70 për qind më pak se në prillin e vitit 2019.
Autoritetet kanë shfrytëzuar kohën e fituar në këtë mënyrë për të përpunuar aplikimet e vjetra për azil, që ishiun në pritje. Kështu, rreth 1.300 kërkesa azili janë trajtuar në nivel të shkallës së parë. Afërsisht 800 persona kanë marrë azil ose janë pranuar përkohësisht, raporton më tej SEM.
Rënia e numrit të azilkërkuesve n¨Zvicër, edhe pa krizën e koronavirusit ka qenë një trend i konstatuar prej vitesh dhe sidomos që prej një viti
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa















