Lajme
Refugjatët ukrainas po punojnë në sektorët e restoranteve dhe IT-së në Zvicër
Autoritetet zvicerane thonë se kanë regjistruar të paktën 54,000 refugjatë nga Ukraina, por vetëm rreth 1,000 prej tyre kanë marrë leje pune
Sekretariati Shtetëror për Migracionin tha se më shumë se 51,000 refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë u është dhënë një status special S deri më tani, transmeton albinfo.ch.
Shumica e lejeve të punës shkuan për industrinë e hotelerisë dhe restoranteve dhe për sektorin e IT-së dhe konsulencës përpara arsimit dhe bujqësisë.
Në mars, Qeveria zvicerane njoftoi se po u jepte refugjatëve ukrainas një mbrojtje kolektive nën një status të veçantë.
Ata do të marrin një leje qëndrimi të përkohshme njëvjeçare, të rinovueshme për aq kohë sa lufta të vazhdojë. Ata do të kenë të drejtë për strehim, përfitime sociale dhe kujdes mjekësor.
Ata gjithashtu mund t’i bashkohen tregut të punës menjëherë dhe mund të sjellin familjet e tyre në Zvicër. Fëmijët janë po ashtu në gjendje të ndjekin shkollën.
Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, takoi të mërkurën një grua ukrainase që punonte në një kuzhinë restoranti pranë kryeqytetit Bernë.
Keller-Sutter tha se numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas me një punë të paguar ishte ndoshta dy herë më i lartë se i regjistruar zyrtarisht.
Ajo tha se shpreson që refugjatët me status special të mund të gjejnë punë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja