Lajme
Reagon Borrell: BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.
Borrell në një postim në Twitter ka shkruar se BE-ja nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme, derisa ka bërë thirrje që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”, ka shkruar Borrell.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se duhet të rikthehet qetësia.
“EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritet e Kosovës dhe KFOR-it. Të gjitha palët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka thënë Borrell.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
All actors must avoid escalation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










