E-Diaspora
Rasti i një çifti të ri shqiptar formon shoqatën franceze humanitare
Rrethina e Plaisance du Gers në Francë, është duke u organizuar për të mirëpritur emigrantët. Rreth pesëdhjetë vetë u mblodhën të enjten, për të diskutuar në lidhje me krijimin e një shoqate për ndihmë ndaj emigrantëve. Rasti që e ka inicuar këtë veprim është i një çifti të rinjsh shqiptarë, i cili ka arritur në Francë me fëmijën e tyre, pasi është kërcënuar me vdekje në Shqipëri. Në Francë, ata duan vetëm të jetojnë në paqe, të krijojnë familjen dhe ta dëshmojnë forcën e tyre të punës. Tani ata e mbizotërojnë një gjuhë të huaj, e cila para ardhjes së tyre ishte e pakuptueshme.
Debati ka filluar. U parashtrua çështja nëse duhet ndihmuar të sapoardhurit apo vetëm bashkëqytetarët e varfër, të cilët gjithashtu vuajnë. Në sallë u zhvillua një diskutim i gjallë dhe legjitim. Por shumica vendosi: Detyra e tyre është që të ndihmohen të gjithë ata që vuajnë. Gjatë kësaj, është themeluar Shoqata humanitare franceze “Një çati për tjetrin”, statuti i së cilës është miratuar unanimisht, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch. Qëllimi i saj është që të përkrahen në kuadrin ligjor, azilkërkuesit që vijnë në Riviere-Basse, për t’u siguruar atyre ndihmën morale, ligjore dhe materiale për të cilën ata kanë nevojë për të mbrojtur kërkesën e tyre.
Një bord drejtues prej 15 anëtarësh do të mbikëqyrë strukturën e re, ndërsa një kolegj prej gjashtë personash do të ndajë menaxhimin e përditshëm. Shoqata është fokusuar në rastin e çiftit shqiptar. Bëhet fjalë për grumbullimin e provave konkrete, prova për të verifikuar realitetin e kërcënimit të çiftit, vërtetësinë e deklaratave të tyre. Atyre do tu jepet ndihma e nevojshme juridike, për të rikonstruktuar këtë rast që është mjaft argumentues. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje që çifti të strehohet përkohësisht nën një çati, nëse është e mundur në Plaisance, t’u ofrohen mobile dhe pajisje minimale për amvisëri, të vazhdojnë mësimin e gjuhës dhe kulturës frënge.
Një organizim që kërkon fonde, mjete materiale për të cilat apelohet për bujarinë e të gjithëve. Është krijuar një rrjet i donatorëve të rregullt. Shoqata është laike dhe apolitike. Vullneti i mirë dhe aftësitë janë të mirëseardhura.
Për më shumë informata, duhet kontaktuar selia e shoqatës, në “Boutique des solidarités”, 79, rruga Adour në Plaisance.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











