Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të jenë shumë pranë një marrëveshjeje të rëndësishme diplomatike, e cila sipas raportimeve të Al Arabiya pritet të shpallet brenda disa orëve të ardhshme.
Bëhet e ditur se marrëveshja parashikon një armëpushim të menjëhershëm mes palëve, si dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër element i rëndësishëm i draftit është heqja graduale e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, çka konsiderohet si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas viteve të gjata tensionesh politike dhe ekonomike.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas shpalljes zyrtare nga të dyja palët.