Shqipëria
Shqipëri: Ranë eksportet me Italinë, por u rritën drejt Spanjës
Pas vitit 2022, kur u zgjeruan deri në 30%, eksportet shqiptare u tkurrën në mars për herë të parë që kur nisi lufta në Ukrainë.
Ekspertët shpjegojnë arsyet:
Ajo që vihet re është edhe se gjeografia e vendeve eksportuese po ndryshon, pasi Shqipëria po dërgon më shumë mallra drejt vendeve të rajonit, por edhe drejt Spanjës me një rritje 170%, ndërsa kemi rënie me partnerët tradicionalët si Italia.
“Një rritje e çmimit nga Shqipëria të produkteve reflektohet në më pak kërkesë nga tregjet si Italia dhe Gjermania. Nga krahu tjetër, Kosova si një vend fqinj, mundësia është më e madhe për të depërtuar drejt tregut kosovar. Ndërsa për Spanjën vlerësoj se është diçka momentale dhe jo me impakt afatgjatë. Por, qartazi shihet se në tregjet më të sofistikuara dhe të zhvilluara të Europës, produktet shqiptare kanë humbur atë avantazh që mund të kishin deri në vitin 2022 përsa i përket penetrimit të këtyre tregjeve.”
Ndërkohë produktet agroushqimore shqiptare kanë vijuar të mbajnë trendin pozitiv gjatë marsit, duke u rritur me 17%, ndërsa edhe pajisjet, makineritë dhe pjesët e këmbimit janë rritur gjithashtu. Fasonët kanë mbetur në vendnumëro me një rritje vetëm 0.2%./tch
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











