Shqipëria
Rama takohet me Stoltenberg
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa-Juglindore, përcjell albinfo.ch.
Nga atje, Rama tha se takimi i liderëve ballkanikë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, po mbahet në një kohë të krizave dhe luftërave që, sipas tij, kanë mundësi ta rrezikojnë edhe rajonin ballkanik.
“Gjendemi në një moment kur këtu në rajon duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, por sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, tha kryeministri shqiptar.
Në anën tjetër, Stoltenberg tha se gjatë takimit do të diskutohet për sigurinë e rajonit, por edhe për sfidat e tjera.
“Ne do të diskutojmë për sigurinë rajonale me liderët, por edhe të adresojmë sfidat me të cilat përballemi në këtë rajon, shohim më shumë gara globale, luftën në Ukrainë që vazhdon, por edhe luftën e re”, tha Stoltenberg.
Takimi i shefit të aleancës euro-atlantike me liderët e Ballkanit në Shkup vjen pas turneut të tij në vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, ku qëndroi të hënën dhe u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












