Lajme
Rama për çmimet e larta në jug të vendit:E palogjikshme që të jetë 200-300 € nata
Në takimin e dytë të zhvilluar këtë të shtunë me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit.
Ai është shprehur se është më e lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi për shkak të marrëzisë së çmimeve.
Më tej kreu i qeverisë tha se janë të palogjikshme çmimet 200-300 euro nata në hotele.
“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që kirjohen. E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proactive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.
Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










