Kosova
Rama nuk i lejoi gazetarët nga Kosova të bëjnë pyetje, reagon AGK
AGK dhe EFJ dënojnë sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve nga Kosova

Gjatë konferencës për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i dha mundësinë asnjë gazetari të Kosovës të parashtrojë pyetje.
Kundër këtij veprimi të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e vlerësuar të papranueshme sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe, sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.
Një ndarje e tillë, për nga prejardhja e gazetarëve në një takim ndërkombëtar, është akt i papranueshëm”, thuhet në reagim, transmeton Albinfo.ch.
Po ashtu, bëhet e ditur se edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka reaguar kundër veprimeve të zotit Rama.
“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor