Shqiperia

Rama fton shqiptarët e Italisë të kthehen në atdhe e të investojnë

Me thirrjen për kthim në atdhe dhe investime, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbyllur takimin në Milano me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, përcjell albinfo.ch.

“Vitin a ardhshëm Shqipëria do të mikpresë udhëheqësit e Komunitetit të ri Politik Evropian. Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta. Duke pasur guximin, do të fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurrojnë, sepse shpirti ua do, por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt, do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha Rama.