Të tjera
Qyteti më i ndotur në botë ndodhet në Ballkan
Sarajeva u rikthye mëngjesin e sotëm në listën e qyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit në botë: raportuan mediat lokale, të cilat flisnin për një kryeqytet fantazmë boshnjak, gjysmë të shkretë dhe në gjendje të jashtëzakonshme, me mjegull dhe dukshmëri të dobët.
Pak njerëz gjenden në rrugë dhe të gjithë të veshur me maska.
Sipas statistikave nga uebsajti i specializuar IQAir, niveli i ndotjes së ajrit në Sarajevë këtë mëngjes ishte 460 ppm: një vlerë më e lartë se ajo e Dhakës (Bangladesh), Nju Delhi (Indi), Karaçi dhe Lahore (Pakistan), të gjitha qytetet e njohura fatkeqësisht për cilësinë e ajrit të ndotur.
Autoritetet lokale në Sarajevë dhe në të gjithë Kantonin kanë shpallur alarm të përgjithshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë aktivitetet në natyrë që mund të kenë pasoja negative për njerëzit me probleme të zemrës dhe frymëmarrjes.
‘’Nëse nuk mund të shmangni daljen, këshilla është të mbani maska mbrojtëse’’, theksojnë autoritetet.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











