E-Diaspora
Qyteti gjerman nderon taksistin shqiptar për guximin e treguar qytetar
Shoferi i taksisë, Bujar Hajdari ka parandaluar mashtrimin e një zonje të moshuar gjermane dhe për këtë iu dha një mirënjohje nga qyteti i Schwäbisch Gmünd për guximin civil të treguar
Qyteti i Schwäbisch Gmünd dhe “Aktion Sicherheites Gmünd” (aksioni për Gmündin e sigurt) ditë më parë kanë nderuar pronarin e firmës së taksive, Bujar Hajdari, nga ky qytet. Ai u nderua për pengimin e një mashtrimi, të bërë në maj të vitit 2019, shkruan taxiheute.de.
Atij i ishte kërkuar të merrte në taksinë e tij një zonjë 85-vjeçare në një periferi dhe ta çonte atë në një bankë në qytet, transmeton albinfo.ch. 40-vjeçarit kosovar i qe dukur e çuditshme përse zonja duhej të tërhiqte 60,000 euro, siç kishte thënë ajo, “për të ndihmuar në blerjen e shtëpisë së një mikeshe të dyshuar të nipit të saj”.
Kështu, ai nga taksia, informoi policinë, e cila dërgoi punonjësit e saj civilë në adresën e bankës dhe shtëpisë së zonjës, përcjell albinfo.ch. Por, fatkeqësisht, mashtruesit me sa duket e kishin vënë re këtë dhe nuk u paraqitën fare në bankë ose në apartament për të marrë portofolin, të cilin policët e kishin mbushur me letra.
Siç tregohet në një raport të shkurtër televiziv nga SWF, shoferi i taksisë mori lëvdata të mëdha nga Roland Krötz, përgjegjës në Departamentin e marrëdhënieve me publikun, në komandën e policisë në Aalen, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast ka sqaruar se Hajdari kishte vepruar në mënyrë shembullore, duke bërë pyetje kritike dhe duke përfshirë menjëherë policinë. Ndërhyrja e tij e shpejtë ka parandaluar mashtrimin.
Bujar Hajdari u nderua edhe nga kryebashkiaku i qytetit Schwäbisch Gmünd, Joachim Bläse dhe nga përfaqësuesit e Komandës së Policisë Aalen.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?