E-Diaspora
Qindra veta përcjellin në varreza shqiptaren e vrarë nga arma e policit gjerman
"Motra ime do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona" thotë Shemsije Gashi, motra e Flurije Gashit, të njohur si "Flora", e cila më 13 janar u gjet e vrarë në rrethana të pasqaruara
Më shumë se 400 veta kanë përcjellë për në banesën e fundit në varrezën kryesore në Bad Langensalza Flurije Gashin, shkruan muehlhausen.thueringer-allgemeine.de. Shqiptarja 34 vjeçare nga Kosova është vrarë ditë më parë në rrethana ende të paqarta, nga një revole e policit gjerman.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, 22 vjeçari ishte mik i partnerit të saj, 22 vjeçar, në banesën e të cilit ishin të tre natën kritike.
“Motra ime do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona” thotë Shemsije Gashi. Me fjalë prekëse dhe me lot në sy ajo falënderon për faktin se një numër kaq i madh njerëzish po e ndan dhembjen me të dhe me familjen.
Në fjalën e saj mortore, Mary Fischer u ka kujtuar të pranishmëve rrugën nëpër të cilën ka kaluar Flora. Ajo ishte e lindur në Klinë, Kosovë. Flora bashkë me tri motrat e saj ka pasur një fëmijëri të pabrenga, deri në kohën kur në Kosovë kishte shpërthyer lufta dhe familja e saj qe detyruar të ikte në Gjermani.
Familja, e cila ndërkohë u shtua edhe me një djalë, ka jetuar për një kohë të gjatë në një shtëpi azili, transmeton albinfo.ch. Pastaj, në Eisenach ajo ka gjetur një shtëpi, një strehë të re. Dy motrat, Shemsija dhe Flora jetonin së fundi të pavarura në Langensalza.
Flora 34 vjeçe, më 13 janar kishte ndërruar jetë pasi që ishte qëlluar me armë, të cilën, dyshohet ta ketë shkrepur partneri i saj 22 vjeçar, shkruan portali gjerman. Revolja i takonte policit federal, i cili në atë moment ndodhej për vizitë në banesën e partnerit të Florës. Rrethanat e sakta të vdekjes së saj vazhdojnë të jenë të paqarta ndërsa hetimet po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













