Kosova
Qeveria lehtëson masat anti-COVID
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.
Lehtësimi i masave është bërë i ditur përmes një konferencë të përbashkët për medie nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Gjatë konferencës për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e marra në këto dy javë kanë pasur sukses në ngadalësimin e rritjes së rasteve.
“Masat e dy javëve të fundit janë treguar mjaft të suksesshme”, tha Kurti.
Lidhur me vaksinimin masiv, Kurti theksoi se ftesës për vaksinim i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës gjatë këtyre dy javëve.
“Që nga hyrja e masave në fuqi deri tani janë administruar rreth 40 mijë doza të vaksinës”, tha kryeministri.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bëri të ditur se me vendimin e ri për masat anti-COVID hiqet obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.
Kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
Po ashtu hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.
Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.
Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.
Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.
“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kalur më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














