Tematike
Qeveria e Zvicrës shpall masa shtesë për mbrojtje nga koronavirusi
Ndonëse në Zvicër nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus, qëllimi i këtyre masave parandaluese është që të izolohen sa më shpejt rastet e dyshuara
Në Zvicër, ende nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit me koronavirus (Sars-CoV 2). Ministri federal i shëndetësisë Alain Berset e bërë të ditur këtë fakt sot në një konferencë për media, të mbajtur në qendrën mediale federale në Bernë, shkruan srf.ch.
Përkundër kësaj, është vendosur për masa shtesë, ka thënë ministri.
Qëllimi i këtyre masave parandaluese është që të izolohen sa më shpejt rastet e dyshuara, transmeton albinfo.ch. Rreth 300 raste të dyshuara për infektim me koronavirus janë hetuar në Zvicër deri më tani – të gjitha kanë dhënë rezultate negative.
Qeveria Federale dhe kantonet janë të përgatitur edhe për gjendjen kur prania e virusit eventualisht të konstatohet edhe në Zvicër, ka thënë Berset.
“Koordinimi midis Qeverisë Federale dhe kantoneve po shkon mirë”. Ai ka thënë gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet italiane dhe të tjera të huaja.
Zvicra është “në gjendje gatishmërie”, është shprehur ministri. Në Itali, rastet e koronavirusit janë rritur me shpejtësi që nga fundjava. Kjo rrit rrezikun për Zvicrën, ka thënë Berset.
Një grup pune ka identifikuar një numër masash të shtuara për t’u marrë me virusin e ri, përcjell albinfo.ch. “Gjëja më e rëndësishme janë masat higjienike të tilla si larja e duarve,” tha Pascal Strupler, drejtor i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Masat e ndërmarra synojnë të parandalojnë ose vonojnë sa më shumë që të jetë e mundur, një valë infektimesh në Zvicër.
Linja e veçantë telefonike e krijuar për rastet e dyshuara me koronavirus do të forcohet në të gjitha gjuhët nacionale dhe do të fillohet një fushatë informacioni në kufij dhe aeroporte.
Stafi i transportit publik dhe trupat e rojeve kufitare gjithashtu do të marrin udhëzime të veçanta.
Stafi Federal i Mbrojtjes Civile është takuar gjithashtu të hënën pasdite për të analizuar situatën dhe për të diskutuar masat e tjera të mundshme.
Pascal Strupler nga BAG ka deklaruar se masat kundër një epidemie do të merreshin vetëm nëse do të kishte një epidemi në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Deri më tani nuk ka qenë kështu. Sidoqoftë, ai ka thënë se e kupton që popullsia – veçanërisht në Tiçino, është e shqetësuar dhe e frikësuar”.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta