Lajme
Qeveria e Zvicrës shpall “Gjendjen e jashtëzakonshme” në gjithë vendin
Nga mesnata e sotme, sipas këtij vendimi duhet të mbyllen të gjitha shitoret, restorantet, baret si dhe lokalet tjera të argëtimit.
Me qëllim luftimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, Qeveria Federale e Zvicrës ka ngritur masat e gatuishmërisë në nivel vendi Ajo ka shpallur pak minuta më parë “Gjendjen e Jashtëzakonshme” duke ashpërsuar masat e ndërmarra për mbrojtjen e popullatës.
Kjo është kumtuar në një konferencë me media që presidentja e federatës Simonetta Sommaruga me disa nga ministrat federalë dhe me bashkëpunëtorët e ka filluar në Bernë në orën 17.00
Nga mesnata e sotme, sipas këtij vendimi duhet të mbyllen të gjitha shitoret, restorantet, baret si dhe lokalet tjera të argëtimit.
Nga mbyllja përjashtohen vetëm shitoret ushqimore dhe institucionet shëndetësore. Këto masa vlejnë deri më 19 prill 2020.
Konferenca për media është duke vazhduar edhe në këto çaste. Ministrat federalë po flasin për hollësitë rreth zbatimit të gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme.
Para kësaj, disa kantone (8 sosh) kishin shpallur gjendjen emergjente pavarësisht nga Qeveria Federale.
E-Diaspora
-
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë Në shumicën e pikave kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për... -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













