Lajme
Qeveria e Austrisë diskuton për ruajtjen e gazit

Këtë të martë Qeveria federale austriake do të takohet për të diskutuar situatën aktuale të ruajtjes së gazit dhe se si do të vazhdojë. Pas kësaj, vendi mund të ecë përpara dhe të shpallë një “fazë të dytë” të emergjencës së gazit, raportoi Die Presse, përcjell albinfo.at.
Faza e dytë e emergjencës së gazit në Austri njihet si “niveli i alarmit”, kur bizneset inkurajohen të përdorin alternativa ndaj gazit natyror sa herë që është e mundur. Vendi shumë i varur nga gazi është aktualisht në “nivelin e paralajmërimit të hershëm”, kur ka një tregues konkret dhe të besueshëm se furnizimi me gaz mund të përkeqësohet.
Objektet e depozitimit të gazit në Austri janë mbushur me 46 për qind. Nëse Rusia ndalon dërgimin e gazit nga viti i ardhshëm – siç mendohet tani – rezervat do të zgjasin deri në fund të vitit 2023.
Qëllimi është mbushja e rezervuarëve në 80 për qind deri në fillim të sezonit të ngrohjes në vjeshtë.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor