Lajme
Qeveria do t’ua paguajë edhe këtë vit policën e sigurimit mërgimtarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Global në Davos dhe takimet me bashkatdhetarë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime, Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi, pasi shpenzimet e policave do t’i heqë Qeveria e Kosovës.
“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi, meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të Kartonit të gjelbër, Kosova i mbulon shpenzimet. E di që bazuar në të dhënat, shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro, ndërsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe i cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizuar edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve”, tha Kurti për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









