Lajme
Putin paralajmëron hapjen e rubinetave të gazit për Evropën
Rusia nuk ka dërguar që nga gushti gaz në Evropë, e që u ndërpre si pasojë e nisjes së luftës në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rubinetat e gazit rus mund të hapen për të furnizuar Bashkimin Evropian, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike.
Rusia nuk ka dërguar që nga gushti gaz në Evropë, e që u ndërpre si pasojë e nisjes së luftës në Ukrainë.
Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës, një akuzë e mohuar vazhdimisht nga Kremlini.
“Topi, siç thonë ata, tani është në fushën e Bashkimit Evropian – le ta hapin rubinetin. Ne nuk e kufizojmë askënd në asgjë”, ka thënë Putin, duke shtuar se Moska është e gatshme të furnizojë vëllime shtesë të gazit në periudhën vjeshtë-dimër.
Putin i bëri komentet të mërkurën në Javën vjetore të Energjisë Ruse në Moskë, shkruan BBC News, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vitit të kaluar Rusia nisi të ndërpresë furnizimet e saj me gaz në shtetet e BE-së me 88%, ndërsa çmimet me shumicë të gazit në Evropë janë më shumë se dyfishuar gjatë të njëjtës periudhë, por pavarësisht kësaj, Gjermania hodhi poshtë ofertën e Putinit për të dërguar gaz në vendin e tij.
Ndërkohë, ministrat e energjisë të BE-së po diskutojnë në Pragë masat urgjente për të trajtuar krizën energjetike në bllokun 27-anëtarësh./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












