Kosova
Punëtorët e Trepçës, pa paga
Mungesa e pagës së muajit gusht, ka bërë që rreth 500 punëtorë të mbesin pa të hollat të cilat i meritojnë
Trepça ka një staf më të gjerë se vetëm minatorët, ajo ka stafin administrativ, sigurimin, stafin e njësive biznesore, duke përfshirë punëtorët e industrisë kimike, fabrikës së akumulatorëve e ata të pajisjeve përcjellëse.
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur muaji gusht ka përfunduar, por për një pjesë të madhe të punëtorëve të Trepçës kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që në llogaritë bankare nuk janë depozituar paratë e djersës së tyre.
E faktin se rrogat e punëtorëve ende nuk janë lëshuar, e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku. I kontaktuar nga Express, ai ka thënë se rrogat për muajt e kaluar janë dhënë, por për muajin gusht jo.
“Realisht deri tani i kemi marrë rrogat për muajt paraprak, për muajin gusht nuk i kemi marrë”, tha Sadiku.
Ai tregoi se rrogat janë lëshuar vetëm për minatorët, të cilët punojnë nën nivelin mbikëqyrës, ndërsa ata që punojnë mbi atë nivel, duke përfshirë sigurimin, njësitë biznesore, administratën, fabrika e industri të ndryshme nuk janë paguar.
“Nga niveli mbi mbikëqyrës e lartë nuk i kanë marrë pagat. Këtu përfshihen njësitë si sigurimi, njësitë biznesore që përfshihen industria kimike, fabrika e akumulatorëve dhe pajisjeve përcjellëse. As administrate nuk i ka marrë pagat”, deklaroi ai.
Mungesa e pagës së muajit gusht ka bërë që rreth 500 punëtorë të mbesin pa të hollat të cilat i meritojnë.
“Këtu nuk përfshihen 500 persona që punojnë në minierë, e që i bie që numri i personave që nuk janë paguar të jetë rreth 500”, tha Sadiku.
Ligji për Trepçën u miratua më 7 tetor të vitit 2016 në Kuvendin e Kosovës me 79 vota për dhe 14 abstenime. Ky ligj e përcakton se qeveria është pronare e 80% të aksioneve, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












